Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kuriozitete
Kthehu
Kuriozitete
FARMACISTET---- Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.


TELEFON----Principata e Monakos është vendi me numrin më të madh të telefonave për frymë pasi numëron 1994 telefona për çdo 1000 persona.

MARTESA----Në Ishujt e Virgjër në SHBA celebrohen shumë martesa. Ritmi i tyre vjetor është 35.1 martesa për çdo 1000 banorë

ENTOMOLOGJI---- Është shkenca e cila merret me studimin e insekteve (entomos-insekt).

KIRK DAGLAS---- Ky aktore i famshem ka xhiruar 82 filma. K. Daglas ka origjine qifute dhe emri i vertete i tij eshte Issur Danielovich.Kete emer e nderroi pasi e mbaroi gjimnazin,pershkak te diskriminimeve qe iu bene sepse ishte qifut.

BOJKONUR---- Është kozmodromi nga i cili më 1961 u nis në kozmos Juli Gagarini, njeriu i parë që shkoi në gjithësi.Ky kozmodrom tani gjendet në Kazakistanin e pavarur, që më parë Kazakistani ishte republike e ish-BRSS. Për "Bojkonur"-in, Moska tani duhet që çdo vite t'i paguaj qira 115 mil.$ Kazakistanit.

TERMOMETRIN---- E zbuloi Galile Galileu më 1957.

MESHARI---- Këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.

STREPTOMICINA---- Ky antibiotik eshte zbuluar me 1944 nga shkenctari Sallman Vacllav

ALBINIZMI---- Është mungesë e pigmenteve në flokë dhe në lëkure.

MARI KIRI---- Është femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi.

SKENDERBEU---- Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957.

CIA---- Gjatë mandatit të dytë të presidentit Klinton, drejtor I CIA-s ka qenë George Tenet (Jorgo Thanati) i cili ka origjinë shqipëtare dhe mendohet se është nga Himara.

KLAUD GALENI---- (131-200 e .r.) konsiderohet si baba i Farmacisë.

FORCAT BËRTHAMORE---- Këto forca janë me intensitet më të madhe se të gjitha forcat tjera të njohura në natyrë.

BOMBA ATOMIKE---- Për herë të parë, me 6 gushtë është hudhur në Hiroshima të Japonisë, ku humben jetën më se 155200 veta. Kjo bombe kishte masën 4080 kg.

BANORI I PESË MILIARDI ME RADHË I TOKES---- është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tije ,numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde.

LIBERIA---- Me ndalimin e tregtisë me njerëz në vitin 1822, prej Amerike u kthyen robët dhe formuan shtetin e parë zezak në Afrikë.

PENICILINA---- Është antibiotiku i parë që është zbuluar me 1929 nga shkenctari anglez Aleksander Fleming.Për këtë zbulim, me 1945, atij iu dha qmimi Nobel.

ANGLIA---- Konsiderohet si djep i partive politike.

KASANDRA---- Është filmi serik më i shikuar në Ballkan deri më sot. Rolin e Kasandres e luajti Koraima Tores, ndërsa romanin 'Kasandra' e shkroi Delija Fialo.

LEE HARVEY OSVALD---- Është njeriu që i bëri atentat ish-kryetarit amerikan Xhon Kenedi.

TRIMMATOM NANUS---- është peshku më i vogel në botë me gjatsi 8.6 mm (mashkulli) dhe 8.9 mm (femra)

HOTMAIL---- Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë.

JAMES BOND 007---- Aktorët që kanë luajtur rolin e Xhejms Bondit deri më sot janë: Shon Koneri, Xhorxh Lezenbija, Roxher Mur, Timoti Dalton dhe Pirs Brosnan.

LUFTA KIMIKE---- Për herë të parë gjermanët e përdorën klorin (Cl) si helm luftarak kundër francezëve me 22 prill 1915, kjo konsiderohet si fillim i luftës kimike.

KAPAIBE---- Është dru që rritet në Brazil, i cili prodhon një lloj vaji që mundë të përdoret si lëndë djegse tek motoret dizel.

NOBEL---- Këtë çmim i pari e mori shkenctari Rendgen për zbulimin e rrezeve X (që njihen ndryshe edhe si rreze Rentgeni).

SHQIPËRIA---- zë vendin e shtatë në botë për përdorësit e duhanit. 800 mijë paketa shiten në ditë ose secili pi nga 19 cigare.

TIRANA---- u themelua më 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet. Ndërtoi një xhami, furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë dretjimin e qytetit e mori familja Toptani.

TUNELI---- më i madhë nën Detë është ai i Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

AEROPORTI---- më i madhë i botës është CHEK LAP KOK në Hong Kong me sipërfaqe 1248 ha.

TEMPERATURA---- më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ulta u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

NDËRTESA---- më e lartë prej 558 metrave është duke u ndërtuar në Xhakarta të Indonezisë.

BRENDA DITËS---- bëhen rreth 45000 fluturime ajrore duke transportuar mbi 3,5 miljonë udhëtarë.

NËSE DO TË---- mblidhet gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.

ÇDO DITË---- në botë kontrollohen rreth 3 miljonë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

EPIDEMITË--- "Murtaja e zezë" në Evrop dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 miljon të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 miljon të vdekur.

FLUTURA---- më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm.

KOSOVA---- me sipërfaqe prej 10897 km2 zotëron një potencial mineral të tillë që të krahasohet me provincat më të përmendura në Evrop si Ruhri, Silezio, Sudeto etj.

TITANIKU----është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

SHPEJTËSIA E DISA KAFSHËVE---- kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadal se njeriu. Breshka konsiderohet se ec ngadal por ajo arrin 0,37km/h. Maca ec me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

ELEFANTI AFRIKAN---- me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapoj me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

RACA---- Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

PALOS---- Është liman spanjoll (port) prej ku u nis Kristofer Kollombo (në pranveren e vitit 1492) për në Indi, në të vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë. Dhe kështu ai sot konsiderohet si zbulues i Amerikës.

29 SHKURTË---- Personat që kanë lindur në këtë datë, ditëlindjen e festojnë një her në çdo katër vite.

VIRXHINIA---- Është kolonia e parë e anglezeve në Amerikë.

SOFISTE---- Quheshin mësuesit udhetarë te helenet e vjetër.

BUDIZMI---- Emri i këtij besimi rrjedhë nga themeluesi i tij Gaudam Budi (580-460 p.e.s.).Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

LUFTA---- më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta.

OSAMA BIN LADEN---- Është djal i një biznismeni saudit, si dhe është kapo i organizatës Al Qaeda. Akuzohet nga amerikanët si kryeterroristi me i madhe islamik.

AUTOMOBILA---- Sot në të gjithë botën qarkullojne rreth 630 milion automobila dhe cdo dite ne bote prodhohen rreth 137 0000 automjete.
KURIOZITETE NGA SHKENCA

1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde.
2. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
7. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
10. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
11. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
12. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
13. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.
14. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
15. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
16.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
17. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
18. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
19. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
20. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
21. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
22. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
23. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
24. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
25. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe.
26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.
27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.
28. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.

A e dini se.....

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
* Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
* Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
* Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
* Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
* Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
* Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
* Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
* Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
* Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
* Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
* Vetem mushkonjat femra piskojne.
* Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
* 96% e sallatorit, eshte uje.
* Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
* Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
* Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
* Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
* Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
* Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
* Fluturat shijojne me ane te kembeve.
* Delfinet flene me nje sy hapur.
* Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
* Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
* Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
* Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
* Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
* Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
* Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
* Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
* Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
* Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
* DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
* Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
* Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
* Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.
* Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
* 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
* Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.
* Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
* Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.
* Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjvetë nbajtur në Stamboll.
* Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.
* Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.
* Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola.
* Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.
* Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.
* Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.
* Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.
* Luftërat dhe statistikat:Nga 1618 më 1905 janë bërë 1044 luftëra tokësore,122 betejadetare,490 rrethime,44 kapitullime.Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecas dhe Turqisë (55 vjet) në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtë është ajo midis Austrisë dhe Italisë e cila zgjati vetëm 6 orë.
* zogu nuk ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.
* Qukapiku në ditë han mesatarisht 3000 insekte.
* Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.
* Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.
* Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë.
* Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.
* Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000.
* Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesanë Dublin.
* Çdo 1 person nga10 persona në botë jetojnë në ishull.
* Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.
* Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionëtelefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.
* Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
* Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe njëtjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.
* Në Romën Antike veza gjendej vetëm në tavolinat më të rëndësishme dhe ruhej vetëm për miqtë më të rëndësishëm.
* Në Egjypt veza konsiderohej një privilegj dhe monopol i faraonëve, sacërdotëve dhe shtresave të larta të shoqërisë.
* Qytetërimet antike, egjiptianët, persianët, grekët e romakët, e kanë kuptuar mjaft mirë se veza e pulës është burim energjie dhe vlerash të papërsëritshme ushqimore.
* Në botë veza konsiderohet si ushqimi që ka furnizuar për shekuj me radhë proteinën më të mirë me origjinë shtazore dhe si ushqimin që ka shpëtuar popuj të tërë nga rreziku i të mosushqyerit ose të ushqyerit të keq.
* Persianët kishin një ritual të përhershëm që konsiston në këmbimin e vezëve si shenjë e fillimit të pranverës. Arsyeja e këtij rituali qëndron në besimin se veza është embrioni i jetës. (rikthimi i botës në jetë pas ndërprerjes letargjike gjatë dimrit)
E njëjta gjë sot përdoret gjatë pashkëve kristiane të cilat jo rastësisht janë në pranverë pasi japin kuptimin thellë të rikthimit në jetë. (përplasja e vezëve të lyera)
* Eskymo, një komb që jeton në veri të Europës në mes të borës e të akullit, përvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezë me të cilat plotësojnë shumë mirë nevojat ushqimore të trupit.
* Clemenceau, burri më i fortë i Francës dhe Tigri i luftës së Përgjithshme, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje.
* Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve qe martohen ka rënë nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.
* Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.
* Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.
* Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.
* Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.
* Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.
* Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.
* Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.
* Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.
* Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
* Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
* Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
* Peshkaqenët nuk sëmuren.
* Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
* Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
* Njeriu më i gjatë është 2.75 cm.
* Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit

Kuriozitete të shkurtëra

Fëmija amerikan Michael Kirni nga Pensakola e Floridës është më intelegjenti në rruzullin tokësor. Si gjashtëvjeqar mbaroi shkollimin e lartë, kurse si dhjetevjeqar mbrojti tezën e doktoraturës.

Lumi Sitnica është më i gjati në Kosovë me 90 kilometra.

Mjeti më i gjatë i udhetimit i prodhuar deri më tani në mbarë Botën, është treni “Arktik”. Ai është i gjatë 174 metra dhe ka 54 rrota.

“Little Boy” (Djaloshi I Vogël) është emri I bombës që u hodh në Hiroshimë.
Bomba ishte e gjatë 3.04 m dhe e rëndë 4.080 kg. Fuqia e saj shpërdhyese ishte e barabartë me 20.000 ton trinitrotoluene (TNT).

Akullnajat zënë sipërfaqe prej16.2 mil/km² ose 10.9% të sipërfaqës tokësore.

Zjarri u zbulua 70 mije vjet më parë duke I fërkuar drunjtë. Pastaj nisën ta piqnin mishin, që ndihmoi në zhvillimin e trupit. Në këtë mënyrë njeriu primitiv ndryshoi, duke iu afruar njeriut të sotëm. Pas kësaj njerëzit primitiv u forcuan për të bërë vegla pune me të cilat punonin. Dhe kështu erdhën deri te zhvillimi më I mirë I jetës së tyre.

Sa vjet i ka peshku mund të llogaritet duke ia numëruar unazat në verëzat e tij njësoj si ç`përcaktohet vjetërsia e drurit sipas rrathëve që i ka brenda trungut të tij.

Kryetari I njëzet amerikan, James Garfeald, ia dilte që njëkohësisht me njërën dorë të shkruante me alfabet latin kurse me tjetrën në gjuhën e vjetër greke.

Për nga rezervat e kromit, Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Botë.

Holanda është shteti me dendësinë më të madhe të banorëve në Evropë dhe e dyta në Botë pas Bangladeshit.

Kryeqyteti i Italisë së sotme, Roma, u themelua në vitin 754 p.e.s. Më parë njifej me emrin Albalonga.

Në Siberi gjatë dimrit arrin temperatura deri –60ºc, ndërsa gjatë verës nuk perëndon dielli. Siberianët përgatiten gjatë tërë verës dhe kështu në dimmer vetem pushojnë dhe përkujdesen që ta kenë vendin sa më të nxehtë në mënyrë që fëmijët e tyre të mbijetojnë në këta dimra katastrofal.

Gjatë një viti në Botë ndodhin 100.000 dridhje të tokës ose çdo pesë minuta.

Në Kalabri në vitin 1784 është krijuar një qarje e gjatë 30 km.

Ajri është përzierje kimike e gazrave që përbehet nga: 78.08% Azot, 20.95% Oksigjen, 0.93% Argon, 0.03% Karbon dhe elementet tjera: Metan, Neon, Kripton, Hidrogjen, Helium dhe Ozon.

Në Greqi më 1894 një qarje ka arritur në 65 km.
Në Atalanta (USA) më 1911 qarja ka arritur në 112 km.
Në San Francisko në vitin 1858 qarja e tokës ka arritur gjatësi 1.000 km dhe gjerësi 20 km.
Në Kaliforni në vitin 1906 është krijuar një qarje me gjatësi prej 432 km e gjerë 20 km dhe e thellë 6 metra.

Vendësit nga ujdhesa Fixhi marrin pjesë në garat me peshk që organizohen në krye të çdo dy viteve. Ata në këto gara që quhen “Vara Vam”, kanë për detyrë t`i kapin me duar peshkaqenët që kanë rënë në rrjeta, t`i kthejnë në anën tjetër dhe t`i pudhin.

Gruaja më e pasur në Botë konsiderohet se është princesha Juliana, mbretëresha e dikurshme e Holandës. Pasuria e saj vlerësohet në 200 milion funta angleze (£).

Lugina e lumit Rini në mes maleve Vogeze dhe Shvarcvard, ka gjatësi 300 km, gjerësi 25-40 km dhe thellësi 1000 m.

Për njohjen e historisë së zhvillimit të tokës si “shkronja” themelore janë shkembinjtë.

Humnera më e njohur në Botë është “Jean Brener” në Pirineje me thellësi
1.535 m.

Rrezatimi diellor duke kaluar nëpër atmosferë 15% absorbohet, 37% reflektohet dhe 48% arrin në sipërfaqe të tokës ku shndërrohet në energji të nxehtësisë.

Brazilianët janë dashamirët më të mëdhenjë të futbollit dhe tifozët më të zjarrtë në Botë. Prandaj nuk është e çuditshme që stadiumi më I madh I futbollit në Botë gjendet pikërisht në vendin e tyre, në Rio De Janeiro, ai quhet “Marakana”.
Ky stadium mund të pranoj pa problem 180.000 shikues. Brazilianët pohojne se britmat që leshojnë shikuesit (tifozët) dëgjohen njëzetë kilometra larg.
“Marakana” u ndërtua në vitin 1950 dhe është I planifikuar aq mirë saqë shikuesi nga çdo pikë mund ta shohë tërë fushën, kurse dyert e tij janë aq të përshtatëtshme, sa të gjitë këta njerëz mund të dalin përjashta për pesëmbëdhjetë minuta.

Ngjyra e bardhë 95% reflekton rrezet e Diellit dhe vetëm 5% absorbon (akumulon), ngjyra e zezë 95% absorbon, ndërsa vetem 5% reflekton.

Sasia e ujit në atmosferë vlerësohet se është 14.000 km³, në tri gjendje
agregate: të lëngët, të gazët dhe të ngurtë.

Po të mos ishin bakteriet, fletat e pyjeve dhe pemëve, për 10-15 vite do ta mbulonin sipërfaqen ku jeton njeriu dhe nuk do të kishte më jetë në tokë.

Bima më e lartë që njifet deri më tani është një lloj I algëve të murme që quhet “Macrocistis”, që së bashku me degët dhe trupin arrin gjatësinë 400 metra.

Piktura më e hershme e Gadishullit Ballkanik është ajo e Lepencës në rrethin e Vlorës (Shqipëri). Kjo tregon lashtësinë e popullit shqiptar.

Onufri është piktori më I madh shqiptar I shek.XVI-të, dhe ndër më të mëdhenjtë në artin Bizantin. Ndër veprat e tij më kryesore janë: “Grupi I virgjeneshave”, “Portreti I Davidit”, “Figura e Bariut”, e shumë të tjera.

Deri vonë është menduar se një lloj luleje rritët deri 180 m, në thellësi të detit, gjë që është kufiri më I pabesueshëm për ekzistencë. Megjithatë, në Arqipelagun Bahamag është gjetur një lule tjetër në thellësi 270 m. Deri atëherë ka qenë e panjohur.

Në New York me ligj është e ndaluar larja e dritareve të larta. Kur dritaret bëhen të papastërta, shtëpiakja thërret ekipet e lartësive të dritareve, të cilat pajisen me mjete të posaçme.
Në programin e disa cirkuzantave në Francë, në SHBA, në Angli dhe gjetkë janë futurë edhe bretkosa të dresuara. Ato bëjnë kërcime të komplikuara dhe akrobacione në trapez.

Struci është shpendi më I rënë në botë. Ky lloj shpendi mund të jetë I lartë deri në dy metra e gjysmë dhe I rëndë deri 135 kg. Hapat e strucit janë të gjatë deri në tetë metra. Shpejtësia 90 km në orë. Struci ha ushqim të llojllojshëm, madje ha edhe sende që nuk janë per tu ngrënë.

Prefesori japonez Fumio Hera ka konstruktuar një tip të robotit në forme të njeriut I cili është në gjendje të veprojë si njeri I gjallë. Këta robotë lirisht I levizin duart dhe këmbët, i hapin dhe I mbyllin sytë, qeshin dhe e hapin gojën normalisht. Profesori Fumio ka arritur ta krijojë edhe programin kompjuterik të sistemit nervor.Roboti mund të jetë I pikëlluar, I frikësuar, I heshtur sikurse njeriu.

Mbretëresha Elizabeta e Parë është e vetmja mbretëreshë që nga viti 1966 e deri në fillim të shekullit XXI, që nuk ka pasur asnjë pasuri jashtë Britanisë së Madhe.

Syzet e Diellit I kanë futurë në modë yjet e filmit të Hollivudit, duke I ruajtur sytë nga dritat e studios.

Në Kanada dimri I vitit 1925 ishte aq I madh, saqe u ngri edhe ujvara e Niagarës.

Humanistët më të shquar shqiptarë kanë qenë: Marin Barleti (autor I veprës historike të pare mbi Skenderbeun), Vëllezërit Gazulli, Marin Beçikemi nga Shkodra, Leonik Tomeo e Andrea Aleksi nga Durrësi, Mihail Artioti nga Arta, Viktor Kaspaçi nga Korça, Onufri dhe I biri I tij nga Elbasani, Pal Hasi, Andrea, Pjetër e Lukë Bogdani nga Hasi, Pjetër Mazreku nga Prizreni, Gjon Kazazi nga Gjakova e shumë të tjerë.

Balena e kaltër (“Balaenoptera Muscus”), është kafsha më e madhe në Botë.
Ajo ka një madhësi prej 33.6 metrash. Balenat, delfinët si dhe derrat e detit që me një emër quhen Cetacea, janë zhvilluar para 50 milion vjetësh.

Pablo Piccaso është piktori më produktiv i të gjitha kohërave. Bëri gjithësej 13.500 piktura, 10.000 vizatime e grafika, 34.000 ilustrime për libra dhe 300 skulptura dhe gjësende prej qeramike.

Thellësia më e madhe detare gjendet në ishujt e Marianit Paqesor. Aty është matur thellësia prej 11.520 metrash. Matjen e ka bërë batiskani Italian Trieste në vitin 1960.

Në një familje amerikane e cila kishte pesë fëmije, të gjithë kremtonin ditëlindjen në të njetën ditë. Katarina (1952), Keroli (1953), Klaudia (1956), Sisilia (1961) dhe vëllai i tyre i vogël, që edhe ky kishte lindur në të njejtën datë (1966), me 20 shkurt.

Disa shkencëtarë suedezë vendosën të përcaktonin se cili është libri më popullor në Botë në fushën e letërsisë artistike. Pas llogaritjeve të gjata u sqarua se gjatë 350 vjeteve libri më popullor që ka numrin më të madh të ribotimeve, është libri I shkrimtarit të njohur anglez Daniel Defo me titull “Robinson Cruso”. Ky libër për herë të parë u botua në vitin 1719.

Bletët merren vesh njëra me tjetrën me gjuhën e valleve. Çdo lëvizje sado e lehtë, tregon një sinjalizim për lulet, ujin apo armikun që ka zbuluar.

Vaji I ullirit është një Lubrifikant (pastrues)i shkëlqyer i zemrës dhe i arterieve.

Vera e kuqe mund të ndihmoj për parandalimin e dhembjeve të zemrës.

Konsumimi I tepruar I kafesë mund të çojë në rritjen e kolesterolit në gjak.

Njerëzit që pijnë çaj më shumë se kafe, janë më të mbrojtur nga disa lloj kanceresh, si i zorrëve, i stomakut, i melçisë etj.

Mjalti I gështenjës çmohet si më i pasuri në vitamina nga mjaltet tjerë.

Kaktusi- është bima që rritet më ngadalë se bimët tjera. Gjatë vitit rritet
1-2 cm. Kurse bima që rritet më së shpejti është Bambuja. Ajo gjatë 24 orëve rritet 5-6 centimetra.

Kozmosi- është gjithe ajo që na rrethon: hapësira qiellore, yjet, planetet, është gjithë Bota. Kufijtë e kozmosit I kemi të panjohur. Kozmosi për ne nuk ka fund.

Gjithësia- është një zbrazëtirë në të cilën planetët, yjet dhe trupat tjerë lëvizin. Kur shikoni në qiell ne shihim gjithësinë. Gjatë natës mund të shihni yjet dhe planetet si dhe hapësirat e mëdha boshe në mes tyre.
Zbrazëtira në mes planeteve quhet Zbraztirë Ndërplanetare, kurse ajo në mes të yjeve quhet Zbraztirë Ndëryjore.

Univerzumi- është gjithëçka që ekziston prej grimcave më të imëta të pjesëve të atomit deri në Galaksitë më të mëdha. Univerzumi poashtu përfshinë edhe zbrazëtirat. Planeti jonë është vetëm një pikëz e vogël në univerzumin e pafund. Pas Diellit, ylli më I afërt është “Proksima Kentauri” 40 bilion kilometra larg nesh. Për shkak të largësive kaq të mëdha astronomët në vend të kilometrave përdorin një njësi tjetër matëse, “Vitin e dritës”.
Shpejtësia e dritës është 300.000 km/sec., dhe njësia e vitit të dritës është e barabartë me largësinë që drita kalon për një vit. Drita nga ylli “Proksima Kentaur” vjen deri te ne për 4.2 vite, kështu që themi se ai është larg nesh për 4.2 vite drite. Galaksia më e afërt është 2 milion vjet dritë nga toka

Po të kishit mundësi që t`i numëroni të gjitha yjet e galaktikave me madhësi mesatare numërimi nga 3 yje në sekond, atëherë do t`u duheshin 1000 vjet për t`i numëruar të gjitha. Objekti më i largët që mund të shifet me sy është Galaksia e largët 2.4 mil/vjet drite.

Fjala Kuazar rrjedh nga fjala “Quasi” që nënkupton objektet e rrejshme yjore. Ato duken si yje të zbehta, por në të vërtetë ato janë qendra të galaksive të largëta. Ato janë aq larg prej nesh saqë dritës dhe rrezatimeve tjera elektromagnetike u duhen mbi 10 milion vjet drite për të arritur deri në tokë. Kuazarët janë më të largëtat dhe kjo d.m.th se janë objektet më të vjetra që i veshtron njeriu. Ato janë zbuluar më 1963 me ane të radio teleskopit. Kuazarët janë aq të mbushur me energji saqë për tre minuta lirojnë energji aq sa Diellit i duhen 340 vjet për të liruar të njejtën sasi të energjisë.

John Wisner nga Elbeni (SHBA), në një gjilpërë futi 230 fije të holla të mëndafshit të cilat mezi shihen

KURIOZITETE MBI MUAJT E VITIT

Muajt e vitit e kanë burimin nga koha e romakëve të vjetër. Muaji Janar (muaji i parë i vitit tek pas vitit 152 p.e.s.) mban emrin e zotit të shtëpisë Janus (Januarius) i cili kishte dy fytyra. Njëra fytyrë simbolizon hyrjen, tjetra daljen. Me këtë mbrohej edhe marrje-dhënia e detyrës së konzujve të cilët merrnin detyrën e tyre në Janar.

Muaji Shkurt rrjedh nga romakishtja e vjetër “Mensis Februarius” gjatë të cilit kremtohej festa e shpagimit dhe e pastërtisë.

Deri në vitin 152 p.e.s. muaji Mars ishte muaji i parë i vitit. Marsi rom. Martius (dedikuar perëndisë së luftës te romakët e vjetër Mars) ishte muaji në të cilin fillonin betejat.

Muaji Maj nderon baba-perëndinë romake Jupiter Maius. Ndërsa qershori (Juni) i është kushtuar bashkëshortes së tij Juno.

Në muajin korrik (Juli) romakët nderonin Julius Cesarin, ndërsa në Gusht (August) pasardhësin e tij Augustus. Për muajin Prill (April) supozohet se rrjedh nga aperire=hape.

Pasiqë deri në vitin 152 p.e.s. viti fillonte në muajin Mars, muaji Shtator ishte muaji i shtatë i vitit, Tetori i teti e kështu me rradhë. Pra, që nga viti 152 p.e.s. katër muajt e vitit shtator-dhjetor quhen ende ashtu edhe pse nuk janë muaji i shtatë, i tetë ...

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.)
Natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar Naturalis Historia.
Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan: "Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët