Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it



                                              F   A   T   I
                          PËRMES FILXHANIT TË KAFESË




                                Kafeja është e zezë si djalli ,
                                            e ngrohtë si ferri ,
                                     e pastër si engjëlli
                                 dhe e ëmbël si dashuria.







H Y R J E
Jo vetëm te ne, por kudo në botë, kafeja nuk sjell vetëm kënaqësinë e oreksit, por ajo është shndërruar edhe në një pasion tjetër. Pasi të pihet, me njohurinë e metodës së interpretimit të figurave që krijohen  si gjurmë shtresash të mbetjes nga fund-ërrina e saj,  me  pak intuitë dhe vullnet të mirë, vetes, por edhe shokëve dhe miqve tjerë, mund t’i vrojtoni të kaluarën dhe t’u parathoni  të ardhmen. Se sa do t’i  besoni një parathënie të fatit me një metodë të këtillë të parashikimit, mbetet krejtësisht çështje individuale e çdo lexuesi. Unë as që kem ndonjë  qëllim kategorik  për t’ju dëshmuar realitetin e saktësisë së suksesit  të arritur ,edhe pse, ka mjaftë  njerëz nga rrethi ynë i përditshëm, që këtë metodë e kanë përsosur  në atë nivel, sa që arrijnë rezultate fascinante në këtë drejtim. Deshëm ne ta pranojmë apo jo, është i pamohueshëm fakti se natyra njerëzore përherë është kurijoze kur ka të bëjë me ndonjë parathënie të mundshme që  eventualisht duhet  t’i ndodhi  në të ardhmen. Prandaj, edhe ata që tregohen më të zëshëm në kundërshtimin e fenomenit të parathënies, e pranojnë atë ma si tërthorazi  në stilin, sikur… „ mund të këqyrni, ama... unë nuk i besoj këtyre dokrrave“... duke I ngritur veshët   për të përcjellë dhe regjistruar me vëmendje të madhe kallëzimin.
Se si do ta pranoni këtë metodë të parathënies së  fatit, sërish e them se mbetet krejtësisht çështje individuale e çdo lexuesi , por, që është më kryesorja, me njohjen dhe përsosjen e saj, mund të argëtoheni në çdo shoqëri të mire, duke qenë përherë në qendër të vëmendjes.
Në librin tim titulluar “LETRAT E FATIT”   botuar në maj të vitit 2002, kam sqaruar shumë aspekte të rëndësishme të vrojtimit të fatit në përgjithësi. Pasi që këto janë sqarime  parimore dhe vlejnë në mënyrë gjenerale  tek të gjitha llojet e vrojtimit të fatit, e shoh të arsyeshme  që disa sosh t’i përsëris edhe në këtë broshurë, por, pa qëllim, të jetë pretekst e mungesës eventuale të materialit për prezantim. Ndoshta do të ishte e arsyeshme, që këtu, edhe një here të sqaroj veprimin logjik të ligjshmërisë së parathënies së ngjarjeve  para se të ndodhin ato, por, atyre që u intereson kjo literaturë, le  ta kërkojnë  librin tim të fundit “LETRAT E FATIT”, në të cilin më gjerësisht   kam përshkruar metodën e vrojtimit të fatit përmes letrave të zakonshme të lojës dhe mënyrën e interpretimit të tyre .
Sido që të jetë, disa prej gjërave të rëndësishme do t’i përsërisim vetëm e vetëm që ta ruajmë renditjen e logjikës metodike të sqarimit të vetë lëndës.

VROJTIMI I FATIT DHE SHARLATANTIZMI
Kur përmendet vrojtimi i fatit në përgjithësi, pa marrë parasysh se me çfarë metode bëhet, gjithmonë hasim në mendime dhe vlerësime negative. Vrojtuesit e fatit paramendohen zakonisht “jevge” të veshura me veshje karakteristike, të cilat nuk kanë vendqëndrim të përhershëm  dhe shëtisin prej një vendi në vend tjetër, duke mashtruar njerëz mendjelehtë, që i besojnë dokrrave dhe trillimeve naive për ardhmërinë e tyre.
Fatkeqësisht ashtu edhe është!
Kontakti i parë i  shumicës prej nesh me vrojtues të fatit kanë qenë pikërisht këto “jevge” sharlatanë, që ndonjëherë krijohej përshtypja se  ia kanë  qëlluar diçka, por në fund , pasi vërejmë se kanë humbur kot një sasi parash, me vonesë vlerësojmë se jemi të mashtruar.
Mashtruesit vrojtues të fatit janë të shumtë. Në realitet, ata fare nuk e   njohin metodën e mirëfilltë të vrojtimit të fatit. Ata  janë vetëm llafazanë që në mënyrë perfide e kanë përsosur një teknikë të përpunuar të kallëzimit, të cilën, varësisht nga situatat, e plotësojnë ose e ndryshojnë sipas nevojës. Ata e njohin shumë mirë psikologjinë e njeriut. Bie fjala, një i ri ose e re  17-18 vjeçare, patjetër është i/e dashuruar ose ka një simpati. Këtë, ata   e thonë në mënyrë gjenerale për çdo kë. Dhe kuptohet, gjithmonë ia “qëllojnë”.S’ka njeri që nuk ka armiq, ose së paku që  nuk mendon se  ka armiq. Kur i thoni dikujt se dikush nga të afërmit punon kundër interesave tuaja, gjithmonë  ia keni qëlluar.
Qëllimi i këtyre keqpërdoruesve është në rend të parë ta kënaqin kompleksin e vet të vlerës së ulët duke shkaktuar frikë-respekt të  rrejshëm tek rrethi i tyre. Ata nuk janë kurrfarë personaliteti autoritar, e këtë autoritet dëshirojnë ta arrijnë përmes kësaj forme të lehtëbesimit të njerëzve.
Përveç këtij qëllimi subjektiv, vrojtuesit mashtrues kanë edhe qëllimin kryesor  objektiv. Nga  “zanati”  i talentit të vet për llafazani, përfitojnë shuma të mëdha parash pa kurrfarë mundi dhe angazhimi të veçantë.
Përveç shkaqeve të cekura, për të cilat më së shumti në opinion atakohen vrojtuesit mashtrues, janë edhe pasojat tjera të rrezikshme që nuk vërehen në fillim nga laikët, po më vonë lënë gjurma të dëmshme dhe katastrofale tek i vrojtuari: si për personalitetin e tij, ashtu edhe në raportet shoqërore me të tjerët.
Mëkati më i madh në këtë aspekt është dhënia e sugjestioneve të gabuara për ngjarjet që duhet të ndodhin. Personat që kërkojnë vrojtimin e fatit janë njerëz tejet sugjestibilë dhe i besojnë me tërë qenien e vet vrojtuesit. Prandaj, çdo thënie merret si sugjestion, i cili me kohë  shndërrohet në autosugjestion të fortë, preokupim psikik, shqetësim, dhunti shpirtërore dhe në fund edhe pa dashje, realizohet  në realitetin objektiv.
Mëkati tjetër, po ashtu i madh, i vrojtuesve-mashtrues të fatit është prishja e marrëdhënieve të shëndosha miqësore, shoqërore dhe familjare në rrethin e të vrojtuarit. Kjo bëhet me kallëzime të gabuara në stilin: Miku juaj i afërt ju mashtron, tezja, apo mbesa e juaj   është xheloze në sukseset tuaja, një fuqi  edhe pse duket i mire, punon kundër interesave tuaja, bashkëshortja, apo e dashura, ju mashtron...simpatizon dikë tjetër...etj. Njerëzit në parim gjithmonë dyshojnë në dikë edhe pse shoqërohen çdo ditë me të. Përherë në ne mbizotëron xhelozia, e posaçërisht në dashuri. Kjo është dhunti e brendshme, diçka intime,  prandaj edhe  merret si terreni më i përshtatshëm për  manipulim. Nëse një   dyshim për dikë të afërt ka ekzistuar si latente në ndërvetëdije, me vërtetimin e saj nga vrojtuesi-mashtrues shkakton besimin e fortë dhe nuk ka   argument tjetër që mund ta bind atë për të kundërtën.
Përmes një konflikti të imponuar nga tjetri, në këto raste prishen marrëdhëniet njerëzore me rrethin, edhe pse mendohet se ai nuk është shkaktar, por vetëm se ia paska qëlluar të vërtetën.
Vrojtuesi i mirë i fatit,  është:
  Një person i përsosur dhe i ngritur shpirtërisht;
  Ai është sinqerisht  i vetëdijshëm për aftësitë e veta parathënëse dhe këto aftësi nuk i përdor kurrë për shërimin e komplekseve  të veta të personalitetit të sëmurë, sepse ai as që ka komplekse;
  Aftësinë e vet   për parathënien e gjërave  e kupton si dhuratë të Zotit dhe raportit të vet  të shëndoshë me ligjshmëritë e Universit;
Ai, po ashtu e di se edhe keqpërdorimi mbrohet me ligjshmëri që vepron paralel  me ligjet e tjera;
Është plotësisht i vetëdijshëm se të gjitha fenomenet që i vrojton për të ardhmen janë reale dhe duhet patjetër të ndodhin, parandej kurrë nuk mundohet që përmes kallëzimit të vet t’i pengojë;
Njohjen e vet të këtij realiteti e paraqet si  një preventivë këshilluese  e parapërgatitjes për veprime në  të ardhmen në evitimin e gabimeve të vetëkrijimit të ardhmërisë, e cila është gjithmonë  në duart e vetë njeriut si individ;
Kurrë nuk e tregon të keqen, edhe   pse atë e ka të qartë;
Ai më shumë   flet për të kaluarën se sa për të ardhmen, e cila  pritet të realizohet.



















VROJTIMI I FATIT                                                       PERMES FILXHANITTE   KAFESË

Për të qenë vrojtues i mirë dhe për të pasur sukses sa më të madh në vrojtimin dhe kallëzimin e fatit përmes filxhanit të kafesë , në rend të parë duhet të mësohet metoda  e zbatimit të saj në praktikë dhe njohja e interpretimit të  domethënies  së  spektrit të   figurave të caktuara.
Zakonisht vrojtimi   fatit bëhet  për   një  person  tjetër dhe ai quhet “I VROJTUARI” (shumica këtë person e quajnë edhe si KLIENT, por unë jam i mendimit që më origjinale është fjala jonë shqipe “ I VROJTUARI”), kurse personi që e bën këtë vrojtim është “VROJTUESI”
Fati përmes filxhanit të kafesë, veç personave tjerë, mund t’i vrojtohet edhe vetvetes dhe quhet vrojtim personal i fatit. Me vrojtimin personal të fatit, mund të kërkojmë  shumë përgjigje nga jeta   jonë e përditshme, ku kemi hamendje për marrjen e ndonjë vendimi konkret, me kusht që të jemi në gjendje t’i largohemi subjektivizmit dhe ngadhënjimit të emocioneve dhe ndjenjave të gabuara si paragjykime për veten. Sepse, vetë dëshira që të vrojtohet një dukuri e ardhshme  është një pasiguri nga e ardhmja,  gjë që do të nënkuptonte jostabilitet psikik emocional. Në këtë rast, frikët e ndryshme personale, nga njëra anë, dhe dëshira e madhe që të shohim vetëm mirë, nga ana tjetër, shpesh mund të jenë sinjale më dominante të vetëdijes racionale nga ato reale të intuitës irracionale.









METODA E VROJTIMIT TË FATIT PËRMES                                                                                                                                       FILXHANIT TË KAFESË
Tek metoda e vrojtimit të fatit përmes filxhanit të kafesë, si parakushte themelore janë:
Kafeja duhet të pihet ekskluzivisht në filxhan adekuat të porcelanit dhe mundësisht të jetë pa dorëz (nuk është pa tjetër);
Vrojtimi i fatit nuk bëhet në asnjë mënyrë përmes filxhanëve të plastikës ose të ndonjë materiali tjetër, ndonëse   edhe ato kanë cipë të bardhë vizëlluese;
Kafeja duhet të jetë diç më e fortë se e zakonshme dhe e vluar freskët;
Gjithnjë pihet e ngrohtë dhe ngadalë, gjersa shtresa e kafesë nuk fillon të akumulohet në fund;
Pasi vëreni se në filxhan ka mbetur pak shtresë kafeje, ajo sillet rrotull nga e majta , ashtu që mbeturina e mbetjes ta kaplojë tërë sipërfaqen e filxhanit. Ky ritual duhet të bëhet tri apo shtatë herë, sipas dëshirës;
Pasi ta keni bërë këtë veprim, filxhani kthehet ngadalë dhe mbyllet në pjatën e vet, duke e mbajtur në atë pozitë   gjersa   të supozohet se shtresa e mbeturinës  së kafesë është tretur  në tërësi;
Nëse filxhani ngritët më herët ,patjetër   vihet në një letër ose fashë të pastër që t’i thithet lagështia;
Në  fillim filxhani vrojtohet  me kujdes dhe vëmendje me qëllim  të analizimit të të gjitha figurave që gjenden në te ;
Figurat që janë në maje, gjithmonë tregojnë ngjarjet që do të realizohen shumë shpejt;
Figurat që janë  afër fundit ose diku kah mesi ,tregojnë ngjarjet që  kanë ndodhur  në të kaluarën, ose janë në rjedhë e sipër;
Ndërsa figurat në fund të filxhanit, kanë të bëjnë me ndodhitë dhe ngjarjet rreth familjes, punës dhe çështjeve tjera të natyrës financiare;
Pasi të kryhet tërë kallëzimi i fatit nga filxhani , i vrojtuari gjithmonë, duke vënë gishtin tregues në mes, paralelisht mendon për një dëshirë në jetë. Dëshirat interpretohen shkurt dhe kombinohen me 1, 2 apo disa figura që paraqiten   pas trusjes së gishtit. I vrojtuari bën zakonisht një ose tri dëshira. Assesi nuk bën as më pak e as më tepër;
Kohët ideale të vrojtimit në filxhan janë ditët e hënës së plotë , kurse kallëzimi bëhet vetëm nga momenti i lindjes dhe perëndimit të diellit;
Dita e vetme e cila nuk propozohet për vrojtimin e fatit
nga filxhani i kafes është dita e diel e javës.   




















INTERPRETIMI I SIMBOLEVE
Para se të kalojmë në përshkrimin  teorik të domethënies së figurave, në pika të shkurtra do të paraqesim metodikën e mësimit dhe të mbajturit mend të tyre. Nuk e kemi titulluar rastësisht “domethënie teorike”, sepse këtu  kemi të bëjmë plotësisht me përshkrimin teorik të kuptimit të tyre. Domethënia praktike , siç do ta shohim në vijim, krejtësisht formulohet ndryshe dhe varet  prej rrethanave konkrete gjatë vrojtimit të fatit.
Aspak nuk është e preferuar që këtë përshkrim teorik të domethënies së figurave ta mësoni përmendësh, pikë për pikë, ashtu siç është e përshkruar, sepse do të jetë një punë e mundimshme  dhe kërkon një kohë të gjatë. Pastaj, gjatë vrojtimit praktik të fatit, detajet do të harrohen dhe do të vëreni se ju mungon diçka, e kjo është “gjuha e autorit” dhe stili i tij i përshkrimit .Duhet ditur se çdo individ ka stilin e vet të renditjes së fjalëve të një përshkrimi apo mendimi. Andaj, edhe ju duhet të krijoni dhe mbështetni stilin tuaj origjinal.
Kur jemi tek gjuha dhe stili origjinal i komentimit të letrave, duhet theksuar edhe një dukuri të rëndësishme: gjatë kallëzimit të fatit mos përdorni fjalë dhe fjali që për të vrojtuarin do të jenë të pakuptueshme. Kallëzimin bëjeni gjithnjë varësisht nga niveli intelektual i tij (saj). Mësimi i  domethënies së figurave  bëhet  veç e veç . Shikoni figurën e sendit që duhet mësuar domethënia dhe koncentrohuni në te. Ne në ilustrimet tona kemi paraqitur figurat që i supozuam se mund të duken ashtu, por ju parafytyrojeni vetë sendin e emërtuar si figurë. Duhet patjetër të keni në dijeni se figurat e propozuara të gjërave me interpretim janë vetëm parafytyrime të mundshme, por ngjashmërinë e tyre gjithnjë do ta vëreni në filxhan si asociacion të saj. Kjo është gjë tejet e rëndësishme që duhet mbajtur mend patjetër gjatë mësimit të interpretimit të figurave nga filxhani i kafesë.
Ashtu sikurse keni vërejtur, figurat e sendeve me domethënien teorike të komentimit të tyre janë të paraqitura sipas rendit alfabetik, prandaj, eksperienca e shumë të tjerëve ka treguar se mbajtja mend më e lehtë e tyre është sipas  këtij rendit. Nëse ju mendoni dhe ndoshta keni edhe ndonjë mënyrë më origjinale, atëherë veproni ashtu. Kryesorja është që ju ta mësoni komentimin teorikë të tyre. Kur jeni të sigurt se e keni mbajtur mend një figurë me parafytyrimin e qartë të saj, gjithmonë kombinoni edhe domethënien teorike të figurës. Mos i mësoni menjëherë të gjitha figurat e parashtruara për një ditë apo një javë, sepse çdo gjë shpejt e mësuar, harrohet edhe shpejt. Nga eksperienca e shumë vrojtuesve të fatit përmes filxhanit të kafesë kam mësuar se më së miri është që të mbani në mend 1-2 figura në ditë. Ushtroni pandërprerë dhe ato do të përvetësohen spontanisht. Njëjtë, sikurse këngën që e dëgjoni me vëmendje dhe pa tentuar që me çdo kusht t’i mbani mend fjalët, pas disa ditësh filloni ta këndoni.
Simbolet dhe interpretimi i tyre është një visar i vogël i figuracioneve që janë të mundura. Nëse gjatë vrojtimit në filxhan vëreni një figure, për   të cilin nuk keni interpretimin e shkruar , atëherë duhet ta bëni atë sipas parimit global të logjikës nga figurat tjera të njohura . Natyrisht, që figurat gjatë praktikimit të vrojtimit të fatit në filxhan,  mos pritni   të jenë identike me ato që ne do t’i japim si ilustrim, mjafton që juve, si vrojtues i ardhshëm të fatit  t’ju përkujtojnë në to. Fantazia dhe kreativiteti duhet ta kryejnë më teje punën e vet.
Besojeni atë!
Po ashtu, çdo gjë duhet të bëhet në relaksim të plotë fizik dhe mental, pa ngarkesa dhe emocione psikike, fundja, nëse nuk ia qëlloni çdo gjëje, askush nuk do t’ju sjellë para gjyqit . Në një qetësi të plotë shpirtërore dhe fizike (trupore) plotësisht do të vijë në shprehje intuita juaj personale , e cila kur të ushtrohet pak , gjithmonë do ta keni si mike më të dashur dhe besnike gjatë procedurës së vrojtimit të fatit. Mos u hamendeni asnjëherë në interpretimin e figurave. Gjithmonë thoni atë çka ju bie ndërmend më së pari , sepse hamendja e angazhon egon, e egoja gjithnjë gjërat intuitive i adapton dhe ia përshtat shijes së vet që shpeshherë nuk përkon me realitetin.
Është me rëndësi që shpesh edhe t’i vrojtoni reagimet e klientit , por këtë do ta   bëni më së miri pas një eksperience të fituar me kohë. Në fillim mjafton ta ndiqni vetëm intuitën tuaj. Gjatë interpretimit të figurave, duhet maksimalisht të vijë në shprehje intuita jonë personale, fantazia dhe elokuenca e të shprehurit. Përveç njohjes së domethënies teorike të figurave, intuita është, faktor themelor për ndërlidhjen e  kallëzimit të vrojtimit.
Edhe një element që është  pa dyshim, i rëndësishëm tek vrojtimi i fatit në përgjithësi, reagimi spontan i  të VROJTUARIT. Reagimi spontan i të VROJTUARIT ka të bëjë me qëndrimin e tije gjatë kallëzimit. Ajo bazohet në emocionet, lëvizjet e gjymtyrëve, zvogëlimin dhe zgjerimin e bebëzave të syrit, mimikën  e fytyrës etj. Nëse bebëzat e syrit janë të zgjeruara, është shenjë se shumë gjëra gjatë kallëzimit të fatit janë të qëlluara dhe  i VROJTUARI   është i kënaqur me përgjigjen tonë, nëse bebëzat e syrit janë të ngushtuara , atëherë kemi të bëjmë me të kundërtën. Mimika po ashtu ka rëndësinë e veçantë. Ajo shprehet me shtrëngimin e muskujve të fytyrës dhe lirimin e tyre, mohimin ose pohimin me kokë, buzëqeshjet  e  lehta, grimasat karakteristike etj. Pohimet dhe mohimet spontane na ndihmojë të dimë  se në çfarë drejtimi duhet orientuar  kallëzimin tonë. Pra , a jemi në rrugë të mirë apo jo?
Renditja e kallëzimit duhet patjetër të ketë lidhshmëri logjike të një tërësie. Ngjarja në mendimin tuaj duhet të rrjedhë si një film psikik. Në ndonjë interpretim kur nuk jeni të sigurt, kurrë mos u hamendni, por thoni se edhe vetë nuk jeni të sigurt. Nëse intuita ju lason ndonjë parafytyrim, tregojeni atë menjëherë pa u hamendur se   sa do të jetë e saktë. Dyshimi shkakton pasigurinë, e pasiguria është largim nga impulset e ndërvetëdijes që dërgohet përmes intuitës.
Shpeshherë, kur ju del zëri si vrojtues i mirë i fatit, miqtë dhe dashamirët tuaj, kohë pas kohe, do të insistojnë, t’ua vrojtoni fatin. Nëse e ndjeni veten të pa disponuar ose psikikisht të ngarkuar në atë moment, mos e bëni këtë, edhe përkundër insistimit të tyre, sepse do të pësoni dështim dhe do ta humbni besimin  tek të tjerët. Për të qenë edhe më e dëmshme, do ta humbni vetëbesimin.
Zakonisht, para fillimit të vrojtimit të fatit, qetësohuni  në tërësi disa minuta, duke larguar nga mendimet tuaja situatat  momentale, koncentrohuni  plotësisht në figurat e paraqitura në filxhan duke urdhëruar në qetësi intuitën që të mobilizohet për t’ju ofruar   sa më shumë informata. Kjo arrihet në atë moment të qetë, me urdhëresë të koncentruar: “Tani është koha”, “tani vepro”, “nisja”…etj. Mos dyshoni në këtë komandë dhënë intuitës, sepse dyshimi e ndërpret urë lidhësen e   komunikimit.
Me njohjen e mirë paraprake  të domethënies teorike të figurave dhe me intuitën e hapur, kallëzimi i fatit nga ju do të rrjedhë si një film që ju e shikoni para ekrani. Mos   nguroni duke bërë pauza të dyshimta gjatë kallëzimit, por thoni atë menjëherë çka ju bie aty për aty ndërmend. Me ushtrime dhe me kalimin e kohës, këtë komunikim të ndërsjellë do ta automatizoni. Ajo i përngjan shembullit të mësimit të ngasjes së biçikletës. Në fillim keni dyshim dhe frikë, por më vonë ky veprim mishërohet dhe kryhet instinktivisht.
Mësimi i domethënies së figurave bëhet veç e veç. Shikoni figurën e sendit që duhet mësuar domethënia duke u   koncentruar në të. Ne në ilustrimet tona kemi paraqitur figurat që i supozuam se mund të duken ashtu, por ju parafytyrojeni vetë sendin e emërtuar  si figurë. Duhet të keni patjetër në dijeni se figurat e propozuara të gjërave me interpretim janë vetëm parafytyrim i mundshëm yni, por ngjashmërinë e tyre gjithnjë ju do ta vëreni në filxhan si asociacion të tyre.
Interpretimi i simboleve dhe parashikimi i ngjarjeve gjithmonë duhet  të bëhet me figura të kombinuara si tërësi, gjegjësisht si  lidhshmëri e tyre kallëzimore. Për këtë shkak duhet ta zhvilloni intuitën dhe fantazinë. Kurrë mos i ngatërroni bindjet tuaja gjatë interpretimit me njohuritë eventuale që i dini për personin, por atë gjithnjë bëjeni spontanisht, duke analizuar figurat dhe tërësinë e tyre. Kjo është gjëja tejet e rëndësishme që duhet mbajtur mend patjetër gjatë mësimit të interpretimit të figurave. Para se ta lexoni domethënien , duhet ta parafytyroni patjetër me sy të mbyllur sendin. Ashtu sikurse keni vërejtur, figurat e sendeve me domethënien teorike të komentimit të tyre, janë të paraqitura sipas rendit alfabetik. Edhe eksperienca e shumë të tjerëve ka treguar se mbajtja mend më e lehtë e tyre është sipas kësaj metode.
Kështu, dalëngadalë, arritëm në fundin e fillimit në përgjithësi të përshkrimit të kësaj metode tejet të përhapur të vrojtimit të fatit. I tërë ky vistër figurash të prezantuara në këtë broshurë, nuk mbyllet me këtë koleksion, por ka edhe shumë të tjera që ju   si praktikant   vrojtues i fatit do t’i hasni gjatë eksperiencës suj të mëtutjeshme. Analizoni me vëmendje logjikën e përshkruar të sendeve dhe krijoni një asociacion intuitiv edhe për sendet tjera të përditshmërisë sonë, të cilat nuk janë të përfshira me këtë shpjegim.
Për fund, duhet patjetër t’ju përkujtojë edhe një herë se tek metoda e vrojtimit të fatit përmes filxhanit të kafesë, parimisht është tejet e rëndësishme njohja e interpretimit të figurës , por ajo, nëse është e rrethuar edhe me figura tjera, domethënia mund t’i ndryshohet dhe t’i adaptohet tërësisë kallëzimore.
Çka do të thotë kjo?
Nëse, p.sh, vërejmë një figurë në filxhan që ka   interpretim negative, por në afërsi të saj gjendet një figurë (ose disa figura) që kanë një interpretim pozitiv, gjithmonë zbutet, zbehet ose edhe anulohet në tërësi ndikimi negativ i figurës në favor të atyre pozitive. Se cili interpretim   është më domethënës , po ashtu ka rol edhe qartësisë e figurës. Nëse një figurë është më pak e qartë, atëherë ndikimi i saj në figurat tjera, që janë të shprehura   si më të qarta është më i vogël.
Edhe disa sqarime rreth interpretimit të dëshirave. Pasi të bëhet kallëzimi i tërësishëm i fatit nga filxhani, nga i vrojtuari kërkohet edhe kallëzimi i dëshirës apo dëshirave konkrete. Sikurse cekëm më sipër, i vrojtuari përmes shtypjes me gisht në mesin e filxhanit, shkakton gjurmën e krijimit të figurave  të cilat do të parathonin mundësinë e realizimit apo mosrealizimit të dëshirës. Dëshira me vënien e gishtit në fund të filxhanit bëhet në gjendje të koncentrimit dhe  relaksimit duke parafytyruar dëshirën konkrete në momentin e trusjes së gishtit. Është parim themelor i ritualit të vrojtimit të fatit përmes filxhanit se tek dëshirat gjithmonë ato që kanë të bëjnë me dashuri, martesë, seks...etj, përherë trusja bëhet me gishtin e unazës së dorës së djathtë, ndërsa për dëshirat tjera, trusja mund të bëhet edhe me gishtërinjtë tjerë të dorës.















DOMETHENJA TEORIKE E FIGURAVE


1. AEROPLANI - Ju pret një udhëtim i gjatë dhe i papritur. Nëse figura e aeroplanit duket e prerë, atëherë, është e mundur ndonjë fatkeqësi. E tëra do të varet nga figurat tjera që e rrethojnë. Ka interpretues që këtë figurë e interpretojnë edhe me mundësinë e marrjes së shpejt të ndonjë lajmi të rëndësishëm. Adaptimin e komentimit gjithmonë bëjeni sipas rrjedhës logjike të ngjarjes si tërësi.

2. ANIJA - Pritni lajme të mira . Po hyni në periodën e
fatit të mirë, prandaj edhe duhet të keni durim. Është
shenjë tejet pozitive dhe kombinohet në favor me
figurat tjera që e rrethojnë. Nëse është afër me ndonjë
figurë që paraqet rrezik, atëherë së shpejti përmes
një lajmi pozitiv do të tejkalohet kjo gjendje. Nëse
ka të bëjë me realizimin e dëshirës, atëherë themi se
dëshira e caktuar   është në rrugë e sipër për tu realizuar.

3. ARIU – Vështirësi në vendin e punës dhe përgjithësi në jetë. Ju kanoset një rrezik nga dikush i fortë dhe autoritar. Rreziku mund të zbutet vetëm nëse afër këtij simboli gjendet ndonjë shenjë me domethënie të fortë pozitive. Nëse simboli është në fund të filxhanit, ka të bëj me konflikt të madh në familje, kontest gjyqësor, fjalosje...

4. BALENA - Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor,
artistik,  ose ndonjë aktivitet nga fusha
hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i
madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të
dëshirës, atëherë,   s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.

5. BARKA - Nëse do të  jeni në ndonjë situatë të
papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv.
Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush
që ju më së paku e keni pritur. Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.

6. BRAVA- (e derës) - Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Vështirësi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë  dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.

7. BRETKOSA - Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka  në familje.

8. BREDHI - Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese.
Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në
karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me
art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në
krijimtari  artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë
shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezantim,
simpozium...Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.

9. BRESHKA-Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi
t’ju  jepet një kritikë publike. Vështirësitë ose rruga e
gjatë deri tek arritja e qëllimit .Nëse kjo figurë
paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në
realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës,
djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores:
“Duhet ta nxehmë karrigen mirë”

10. BLETA (bleta)- Shenja pozitive sukses në çdo lëmë.
Zakonisht suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas
një angazhimi me pune të palodhur   dhe këmbëngulëse.
Nëse është në maje të filxhanit, atëherë
thuhet se  suksesi është shumë i shpejtë.

11. ÇEKIÇI - Nëse është në maje të filxhanit, do t’i
përballoni  dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse
është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt
në familje apo me dikë që e doni. Duhet të keni kujdes që të mos   acarohet ky konflikt me pasoja edhe më  të  mëdha.

12. ÇELËSI - Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë. Nëse janë dy çelësa ose
njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes,
ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse
është afër ndonjë figure me interpretim negativ,
prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja
dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.

13. DALLANDYSHJA -  Shumë shpejt i bini vendimet e
rëndësishme. Ka raste kur këto vendime janë të
qëlluara, por ky nxitim, shpesh  mund t’ju
shkaktojë edhe veprime të gabueshme që do të  kenë
pasoja fatale në jetë. Po ashtu kjo figurë komentohet
si  udhëtim i papritur me mbarim të suksesshëm.

14. DARDHA- Shenjë e mirë. Përfitim, suksese. Nëse është në fund të filxhanit-trashëgimi materiale.


15. DRURI- Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse
është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një
humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani
një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

16. DIELLI - Shenjë shumë, shumë pozitive. Fat, sukses në
çdo lëmë...Përherë zbut dhe rregullon kah
optimizmi  të gjitha figurat tjera negative që e
rrethojnë. Tek dëshira, do të thotë realizimi i
pakontestueshëm dhe i plotë i saj.

17. DHIJA - Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

18. ELEFANTI - Përparim i madh dhe i ngadalshëm, por me hapa të sigurt. Rruga e drejtë e ecjes përpara kah e
ardhmja e sigurt...

19. FËMIJA - Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë
ndonjë pengesë,  rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj
figure drejton kah   ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha. Kjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht
rimëkëmbje pas një periode të vështirë.

20. FEMRA (vasha) - Fat dhe kënaqësi.   Shumë femra:skandal, koritje, thashetheme. Nëse figura është në fund të filxhanit,
një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj   nga një situatë e vështirë.

21. FLUTURA - Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju
shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka
mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.

22. FIGURA NJERËZISH - Jeni në qendër të vëmendjes. Se ju adhurojnë shoqëria dhe rrethi, varet shumë nga
figurat   tjera   përreth...

23. GËRÇAKU-Dikush prej jush pret që t’i ndihmoni
sinqerisht. Nëse është në maje të filxhanit ,shëndet i
mirë, ose, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, perioda e
shërimit të plotë. Në përgjithësi - periodë e
suksesshme. Edhe kjo figurë ndihmohet dhe komentohet
duke u plotësuar dhe zgjeruar në afërsi me figurat
tjera që e rrethojnë.

24. GËRSHËRA - Janë të mundshme ndarjet e padëshirueshme,fjalosjet, mosmarrëveshjet. Nëse figura paraqitet në fundin e filxhanit-humbja e madhe.

25 .GOZHDA - Kini kujdes! Ju kanoset një  padrejtësi e
madhe. Marrje në gojë përmes thashethemeve. Urrejtje...Nuk përjashtohet as ndonjë hakmarrje e dikujt ndaj jush.

26. GONDOLA (varkë) - Nëse është në maje të filxhanit,
paralajmërim i një udhëtimi. Nëse është në mes,
dashuria romantike. Nëse është afër fundit, llafosje me
të dashurin dhe probleme familjare në lidhje me
tradhtinë që është bërë nga ana juaj.

27. GOVATA - Në këtë periodë duhet të keni  shumë kujdes;mund të gjendeni në situata të palakmueshme.


28. GOTA E QELQIT - Respekti, nderimi, sinqeriteti,
pastërtia shpirtërore. Kombinim i mrekullueshëm për
komentimin me të gjitha figurat që e rrethojnë.

29. GJARPËRI - Komentimi i  simbolit të gjarprit në të
gjitha parathëniet e fatit me çfarëdo metode,
gjithmonë nënkupton thashethemet, intrigat dhe mundësinë  e komplotit ndaj jush. Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është
shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti,
kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në
fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe
rrethin e ngushtë. Edhe kjo  shenjë kombinohet me
domethënien e komentit të figurave tjera që e
rrethojnë.

30. GJETHI - Do të merrni një lajm të rëndësishëm.
Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta
me rëndësi. Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simbolit të pemës.

31. HARDHUCA - Ruajuni nga tradhtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve. Jeni të rrethuar me njerëz të dyshimtë. Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).

32. HARTA - Edhe harta trajtohet njëra ndër shenjat më
pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten   në filxhanin e kafesë. Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.

33. HËNA - Është simbol që ka shumë domethënie dhe interpretohet në forma të ndryshme: nëse është e plotë-lidhje të reja sentimentale; hëna e re-do të keni ndërrim të vendit të punës; gjysmëhëna-janë të mundura aksidentet në komunikacion; nëse është e rrethuar me pika-lidhje sentimentale, ose martesa për interes (leverdi); nëse në afërsi është simboli i yllit-divorce. Ky simbol kombinohet mjaft edhe me simbolet tjera në afërsi, prandaj, për interpretimin e saj në filxhan, gjithnjë shfrytëzoni fantazinë dhe kreativitetin tuaj.

34. INSEKTI - Ju presin brenga të vogla të cilat do t’i
përballoni me sukses. Kjo figurë e paraqitur në maje
të filxhanit, ka të bëjë me personalitetin tuaj;   kah
mesi i filxhanit, me punën dhe biznesin që
momentalisht e kryeni; afër fundit, me farefisin dhe
miqtë; në fund të filxhanit gjithnjë interpretimi
i saj ka të bëjë me familjen.

35. JAHTA (me vela)   -  Edhe pse nuk e shihni
këtë, ju  jeni të rrethuar me njerëz lakmitar dhe
xhelozë. Po ashtu kjo, figurë mund të komentohet edhe si
arritja e një sukses të papritur në ndonjë lëmë të
jetës suaj.

36. KALI (ati) - Shenjë e mirë dhe  tejet pozitive. Ka të
bëjë me  fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve
të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve
dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju
presin lajme të mira. Nëse shihet vetëm figura e kokës,
atëherë do të keni një lidhje të re intime.

37. KALI ME NJË BRI - Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë.
Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse
këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju
ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë
njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju   përkrahin
sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë.
Nëse do të   vazhdoni të mos i   vëreni, dashuria e tyre
e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare.
Nëse komentohet dëshira , atëherë
ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

38. KATRORI - Shenjë e keqe. Mërzi ... jo disponim...
melankoli... Dyshim dhe frikë nga  çdo synim dhe
veprim në të ardhmen.

39. KAPELA- Periodë shumë e suksesshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër  partnerit tuaj
bashkëshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush
asaj/atij ti vardiset.

40. KARRIGA- Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rrethuar me pika, ju pret një fitim i madh.

41. KËRPUDHA- Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë. Ndërrimi i vendbanimit,vendqëndrimit,   krijimi i   një skrofulle të re,
fitore materiale. Nëse është kah fundi i filxhanit, do
të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshtatshme.
e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare.
Nëse komentohet dëshira , atëherë
ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

42. KULSHEDRA- Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të
kujdesshëm  sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër...Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.

43. KOMETA - Do të merrni një lajm për ndonjë risi të
rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur.
Do të keni një befasi të këndshme. Dikush do t’ju
vizitojë papritur.

44. KRAHËT (e shpezëve) - Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive. Në këtë periodë çdo nismë e çfarëdo
pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.

45. KRYQI - Në maje të filxhanit, i plotë dhe i
mbushur-sukses në ndonjë projekt, punë apo në ndonjë
veprimtari. Përmbushje e dëshirës. Nëse kryqi
është në fund të filxhanit ,i zbrazët dhe  me kontura
të bardha, shenja më e keqe. Sëmundja e rëndë, vdekja e
ndonjë të dashuri etj. (Në emër të parimit etikë së
vrojtuesit të mirëfilltë, këtë figurë nuk ju kisha
preferuar. Sado që të  hasni në të, mos ia komentoni
askujt).

46. KREVETI (shtrati) - Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i parregulluar- probleme të vogla të natyrës
personale.

47. KTHETRAT E SHTAZËVE - Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni...jeni të rrethuar me armiq. Kurrë mos i tregoni kurrkujt   gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me basken. Populli   ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.

48. KURORA- Edhe kjo shenjë komentohet si tejet pozitive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të
jetës. Domethënien dhe mundësinë e zgjerimit të saj
jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë
e kuptimit logjik.

49. KROKODILI - Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komunikacion. Befasi përherë të
pakëndshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në
kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep
përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien
pozitive të figurave tjera.
.
50. LAKURIQI I NATËS - Largojuni thashethemeve dhe
intrigave.  Ashtu sikurse juve nga të tjerët, edhe
thashethemet tuaja për të tjerët janë të dëmshme.
Analizoni në detale qëndrimet dhe sjelljet tuaja
ndaj të tjerëve .

51. LAKRA - Jeni të rrethuar me miq dhe shokë jo të sinqertë dhe xhelozë. Ata ju bëjnë lajka sepse momentalisht kanë ndonjë interes personal, të cilin e realizojnë përmes jush në mënyrë direkte apo indirekte, përndryshe fare nuk ju duan dhe  përherë xhelozojnë ndaj të gjitha sukseseve tuaja.

52. LULJA - Do të  realizohet një dëshirë e
kamotshme. Mendohet në   send apo dëshirë,
si materiale, po ashtu edhe të natyrës morale. Kjo figurë e shoqëruar me figurat tjera që komentohen zi  rrezik,
ndikon në zbutjen dhe balancimi kah optimizmi dhe
tejkalimi i vështirësive.

53. LIBRI - Nëse është i hapur, atëherë do të keni probleme
me organet shtetërore, me dënime, sanksione materiale
dhe disiplinore, etj. Nëse është i mbyllur, atëherë do
të keni pranë vetes një rrugë të gjatë për ta  dëshmuar
një pafajësi për të cilën jeni akuzuar, ose një të drejtë
e cila ju takon, por që me kohë ju është cenuar.

54. LEPURI - Nuk e keni ndërgjegjen  e  pastër. Diçka ju
ngacmon dhe ju mundon .Ndoshta fjala është për ndonjë
gabim që e keni bërë në të kaluarën dhe tani vuani për
të.  Keni frikë dhe pasiguri. Ndjenja   juaj mund të
parashkruhet plotësisht paranoide. Nëse afër saj është
ndonjë figurë me domethënie pozitive, atëherë ekziston
rrugëdalja nga kjo gjendje.

55. LUANI-Shenjë e mire. Jeni të rrethuar me miq dhe
shokë besnik. Keni gjithmonë ndihmën dhe mirëkuptimin e
tyre. Sukses në të gjitha lëmenjtë, sepse keni guxim
dhe çdo veprim që e bëni atë e ndjeni nga brendësia e
shpirtit tuaj.

56. MARIMANGA - Kvilluani, një komplot dhe grackë që ia përgatitni dikujt, nuk do të ketë sukses. Për këtë mund
të keni pasoja serioze.

57. MJELLMA - Krijesë e urtë dhe hyjnore. Gjithmonë
komentohet si sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës.
Harmonia në familje, fitim, dëshirat e realizuara.

58. ORA - Nëse është në maje të filxhanit , duhet të jeni
të shpejtë në realizimin e planeve dhe qëllimeve të
përcaktuara. Koha nuk pret , sepse më vonë do të jetë me të vërtetë vonë. Nëse është në mes, ju vjen një rast
i përshtatshëm të cilin me çdo kusht duhet ta
shfrytëzoni. Nëse është në fund, kujdes nga
rreziqet , ju kanoset sëmundja , aksidenti, apo ndonjë
fatkeqësi tjetër.

60. OMBRELLA - Jeni të vetmuar dhe ndjeheni të braktisur,prandaj ju nevojitet një strehim, mbrojtje e dikujt,një mbështetje... Nëse ombrella është e hapur, atëherë mos u brengosni - do ta gjeni mbështetjen. Nëse
ombrella është e mbyllur nuk do të keni përkrahje
apo mbështetje nga askush, edhe pse e keni pritur   këtë,
posaçërisht nga ata më të dashurit.

61.   PALMA-Është simbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjesë të filxhanit tregohet.

62. PEMA - Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitivja
i saj rritet veçanërisht kur është sezon e   pemëve
që paraqitet si figurë në filxhan. Zakonisht figura e
pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim
me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.

63. PESHORJA - Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me gjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqësore
dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA”
interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të
drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njërën
anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në
fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorëzim
gjyqësor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqësore.

64. PESHKU - Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete
familjarë.

65. PROFILI (i njeriut) - Kontakte dhe miqësi të reja. Ju
pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjerim
i shoqërisë. Kryekëput shenjë pozitive. Nëse është në
afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të
pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet
si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një
personi të cilin posa e keni njoftuar.

66. PESËKËNDËSHI -Paqja harmonia perioda e  qetësisë dhe e stabilitetit. Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.

67. POMPA -Vizita  e një miku të vjetër dhe të dashur, i
cili ka  qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj,
këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë
të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe
paqartësive jetësore.
  
68. PUSHKA - Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar. Më e papërshtatshme do të ishte nëse është
në fund të filxhanit,pasi që do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.

69 .QIZMET - Nëse është në maje, fitim, fitore e madhe në të gjitha lëmenjtë. Ata që luajnë lotari, do të kenë fitimin
e premisë, studenti në shkollë, afaristi në punë
etj. Kryesisht fitimi ka të bëjë me anën materiale. Nëse
është në fund, mossuksesi dhe koritja. Nëse me shputë
është e kthyer kah fundi , ju pret një udhëtim i
largët nga shtëpia.

70. QIRIRI - Sukses i madh në mësime (shkollë, universitet, aftësim). Në këtë sukses mund të përfshihen të
gjitha aftësimet dhe trajnimet profesionale. Si figurë
e dëshirës, ka të bëjë me kryerjen e shkollës,
diplomim, dhënie të provimit . . .

71. QENI - Miqësi  dhe  sinqeritet. Nëse qeni është në
vrapim, ju presin lajme të mira. Nëse figura është në
fund të filxhanit, tregon mikun apo ndonjë person shumë të dashur që është në rrezik.

72. REVOLJA -Respektoni ligjshmëritë morale ligjore dhe
njerëzore. Ato janë bazë e etikës së një shoqërie.
Shpesh në varshmëri  nga shenja apo shenjat tjera në
afërsi, komentohet si kontakt i fshaftë seksual me
gruan apo burrin (femra) e dikujt te afërt. Nëse nuk
veproni kështu, mund të keni probleme.

73 RRETHI - Do ta përfundoni me sukses një punë. Do të
realizoni një dëshirë të madhe. Sa më e pastër dhe më
e qartë të jetë, aq më shpejtë do të realizohet kjo
dëshirë

74. SËPATA - Ju presin situata të pazgjidhur dhe
pengesa serioze  në synimet tuaja. Nëse rrethohet me
ndonjë figure, e cila komentohet tejet pozitivisht,
atëherë ekziston dalje nga këto situata.


75. SKELETI - Periudhë e rëndë për ju, posaçërisht nga
aspekti financiar. Konkretisht kjo figurë nënkupton
varfërim, por edhe  sëmundje të mundshme.

76. SPIRALJA (anijes) - Nëse figura duket në maje të
filxhanit, atëherë interpretohet si një udhëtim i
suksesshëm; nëse është në fund të filxhanit, do të
keni sukses të dilni nga një situatë e vështirë në të
cilën keni rënë me fajin tuaj. Nëse spiralja është e
rrethuar me pika, atëherë interpretohet si një fitim
financiar në lojëra të fatit.

77. SHARRA- Dikush  punon në drejtim të rrezikimit të
interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të
filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë
familjare dhe raportet farefisnore. Nëse figura e
sharrës paraqitet në momentin e komentimit të
dëshirës, atëherë realizimi i kësaj  dëshire  me çdo
kusht tentohet të pengohet  nga ndokush.

78. SHQIPONJA - Figurë paralajmëruese e  mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me
udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me
organet tjera shtetërore.

79. SHTËPIA - Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime
bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime...
Në përgjithësi - moment i përshtatshëm për planet
tuaja.

80. SHKALLËT -  Shenjë tejet pozitive. Sukses në çdo
drejtim... Përparim në afarizëm, karrierë ...
Në përgjithësi, ngritje  dhe përballim i problemeve dhe
vështirësive jetësore.

81. SHIGJETA - Shumë shpejt mund  të pranoni
lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme,
por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.

82. SHTYLLA - Mos u sillni mendjelartës dhe prepotent.
Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve
që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin
ditë të lumtura dhe suksese , përparim në jetë.

83. SHKRONJA TË ALFABETIT - Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e
alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi
të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një
paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të
rëndë, pikëllim...Nëse është figura e shkronjës në maje
të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe
tradhti.

84. SHPORTA - Shenjë tejet pozitive. Nëse është në maje të
filxhanit, rilindje në familje, domethënë lindja e
fëmijës, gjegjësisht anëtarit të ri të familjes. Sukses
në punë, realizim i  suksesshëm i një projekti, plani
apo dëshire...nëse është e mbushur me   lule,  atëherë, ju
presin lëvdata, mirënjohje dhe respekt shoqërorë.
Nëse shporta është e rrethuar me pika, kini
kujdes se mund t’ju kanoset një humbje e madhe
financiare.

85. TELEFONI - Harresa mund t’ju shkaktojë dëme të
konsiderueshme në jetën tuaj. Kjo shpeshherë nga disa
vrojtues të fatit përmes filxhanit komentohet edhe
marrja e ndonjë lajmi të pritur. Nëse figura paraqitet
pas vënies së gishtit për dëshirën, atëherë
paraprakisht në lidhje me dëshirën   tuaj, së shpejti
do të merrni një lajm përmes telefonit.

86. TORBA (trasta) - E hapur jeni në rrezik, dikush ju përcjell. Nëse është e mbyllur dhe në fund të filxhanit, atëherë do të keni sukses t’i shmangeni një situate tejet të
parëndësishme.

87 .TREKËNDËSHI - Nëse është i kthyer kah maja e
filxhanit, ju pret një sukses i madh, nëse është i
kthyer kah fundi, atëherë planet tuaja nuk do të
realizohen. Te dëshira, kjo shenjë komentohet si një
situatë e koklavitur dhe e pasqaruar sa duhet.

88. TAVOLINA - Ju pret një takim me shoqëri të gjerë.
Biseda të rëndësishme në drejtim të përparimit të
biznesit dhe pasurisë financiare. Lidhja e një
kontrate të re me një zgjerim dhe avancim edhe më të
madh të biznesit ekzistues.

89. UNAZA - Nëse është në maje të filxhanit, do të keni një
lidhje të re sentimentale, kurse martesa e tanishme
është në shkatërrim e sipër. Për të pamartuarit dhe
beqarët, unaza në maje të filxhanit nënkupton lidhjen
e fejesës. Nëse është në mes të filxhanit, atëherë do
të keni lidhje stabile bashkëshortore. Afër fundit të
filxhanit, ndarje. Nëse është në fund të filxhanit,
vdekja e personit të dashur, mikut, njërit   bashkëshort.
Pra, një humbje e madhe e dikujt të dashur.

90. VALIGJJA - Do të merrni një lajm të rëndësishëm  dhe tejet të pritur nga një person. Dikush do t’ju vizitojë
befasisht. Gjithnjë, edhe këtë figure, gjatë interpretimit,
kombinojeni me figurat tjera që e rrethojnë.


91. VEZA-Paralajmërim i periodës që do t’ju sjellë sukses në çdo lëmë të jetës. Edhe ky simbol zbut domethënien negative të simboleve tjera që e rrethojnë.

92. VIJAT- Është me rëndësi të ceket se figurat e vijave
komentohen në mënyrë të veçantë   kur janë më larg nga figurat e tjera dhe më së shpeshti si përbërje në afërsi të
ndonjë figure tjetër Nëse këto vija janë të drejta dhe
të qarta, sukses i shpejtë. Nëse janë të lakuara dhe
parabolike, atëherë suksesi është i arritshëm, por do
të vijë më ngadalë dhe tërthorazi.

93. VIOLINA - Shokët dhe miqtë ju xhelozojnë dhe nuk
dëshirojnë që të keni sukses në jetë. Ju kurdisin
gracka nga pas, kurse në fytyrë ju lavdërojnë dhe
lajkatojnë me komplimente.

94. VARGMALET - Nëse shihen qartë atëherë ju pret sukses i madh në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nëse janë ngapak të lakuara, ju pret konkretisht  fitim  financiar.

95. XHYGYMI (i çajit)- Nëse është në maje të filxhanit, ju presin kënaqësitë e caktuara. Këto mund të jenë në lidhje me punën, shoqërinë dhe dashurinë. Nëse është afër
fundit,i largoheni  fjalëve , zënkave dhe konflikteve
në shtëpi. 

96. YLBERI - Rilindje,tejkalim I të gjitha problemeve jetësore. Rifillim i ndonjë pune të re. Gjithnjë edhe kjo figure kombinohet dhe interpretohet në varshmëri me figurat tjera që e rrethojnë.

97. YLLI-Nëse ka më shumë se gjashtë dhe më pak se pesë
rem-probleme të mundshme financiare. Nëse janë një
grup yjesh, atëherë ju pret një ngjarje e dhembshme.
Nëse gjendet afër ndonjë shenje që komentohet si
negative, atëherë afërsia e yllit nënkupton ekzistimin
e shpresës së daljes nga  kjo gjendje ose situatë e
vështirë.

98. ZARFA ( e letrës) - Do t’ju vijë një lajm. Nëse figura e
zarfës nuk reflektohet si e  qartë, atëherë ju presin
lajmet e papërshtatshme. Nëse është rrethuar me pika,
ju presin humbje financiare. Nëse është e rrethuar me
yje ose ndonjë figure të armës së zjarrtë, ka mundësi
të keni punë me organet shtetërore të policisë.

99. ZOGJËT- Nëse janë në fluturim, atëherë shumë shpejt do të pritni lajme të mira. Nëse qëndrojnë në vend, ju
pret një rrugë e suksesshme. Posaçërisht nëse janë tufë
atëherë   është shenjë tejet fatlume.



                            F A T I   PËRMES MONEDHES


A i besoni realitetit se ju jeni vetë ai që bartni çelësin e fatit tuaj për të ardhmen, madje, se parashikimi pikërisht i këtij fati gjendet në portofolin tuaj? Sigurisht se JO! Përmes kësaj metode të prezantuar si më poshtë, do të vëreni se sa të pakufizuara janë mundësitë e aplikimit të monedhave për parathënien e fatit tuaj.

▪ Sipas sistemit të numerologjisë, ju mundeni që edhe përmes një monedhe prej letre të parashikoni, respektivisht t'i mësoni ngjarjet që ju presin në të ardhmen dhe tendencat tjera në lëvizje, nëse për këtë e parashtroni pyetjen e duhur, në momentin e duhur dhe me aplikimin e metodës së caktuar të sistemit numerologjik.
Ndoshta nuk e keni ditur se, secila monedhë është, po ashtu, si edhe posedusi i saj - e veçantë dhe se asgjë nuk ndodh rastësisht në realitetin tonë të përditshëm. Për çdo gjë, përherë ka ndonjë arsye.
Edhe posedimi i një monedhe në xhep apo portofol ka një domethënie. Pse mu ajo monedhë, dhe mu me atë numër serik, aspak nuk është e rastësishme. Duke aplikuar këtë parim, edhe në metodologjinë që do ta prezentojmë si më poshtë, edhe ju mund të kërkoni përgjigjet në pyetjet tuaja të hamendshme për shumë çështje praktike nga jeta e përditshme.
Çfarë duhet bërë është vetëm ta përcillni sqarimin tonë në vazhdim:

HAPI I PARË: Ju nevojitet një monedhë nga letra

Për prakticizmin e metodës në shtjellim ne, zakonisht, flasim për valutën e monedhave në euro. Mirëpo, a do t'i përdorni ju valutat edhe në franga, marka, dollar, funte, pesetë... për Orakullin nuk luan ndonjë rol - me rëndësi është që në monedhën tuaj të jetë numri serik, respektivisht një radhë e shifruar, që dallon nga bankënotat tjera. Monedha nuk do të duhej të merrej nga automati i parave, por, nëse është e mundur, të ketë kaluar nëpër shumë duar, deri sa të ketë rënë në duart tua, qoftë si para e shkëmbyer, qoftë si dhuratë.

HAPI I DYTË: Lexojeni numrin serik

Merreni një monedhë letre pa e përzgjedhur se cilën nga portofoli juaj. Shtrijeni bankënotën e zgjedhur para jush. Lexojeni numrin serik të saj.

HAPI I TRETË: Shtroni pyetjet tuaja

Këtu po ju sjell një shembull: Ta marrim se ju doni ta dini, se a do të duhej të takoheshit me një mik tuajin. Në këto raste, pyetja e parashtruar duhet të jetë e thjeshtë, konkrete, spontane dhe e sinqertë. Ajo duhet ta shprehë preokupimin tuaj momental. Të supozojmë se veç e keni marrë nga tufa e monedhave një monedhë (gjithnjë monedhë nga letra që kanë në vete numrin serik).
Më pas, duhet ta parashtroni pyetjen, ta zëmë: A do të duhej të takohem me mikun tim Agimin?

HAPI I KATËRT: Duhet të bëni një llogari të vogël me kokë

SHEMBULL

Numri serik në
monedhën tuaj është 943386434

Formoni shumën
e tërthortë: = 44

Nëse kemi fituar numrin dyshifror, formulojmë shumën e tërthortë edhe një herë: 4+4 = 8

SHËNIM: Për të dytën herë, shuma e tërthortë do të duhej vetëm atëherë, nëse shuma e parë tërthore na jep një vlerë mbi vlerën e numrit bazë 9 (10, 11, 12, 13...)

HAPI I PESTË: Përgjigjet e Monedhës-Orakull

- Nëse shumë e tërthortë është një numër ÇIFT (2,4,6,8) - d.m.th. "PO";
- Nëse shuma e tërthortë është numri TEK (1,3,5,7,9) - d.m.th. "JO".
- Në shembullin tonë shuma e tërthortë është 8! Atëherë, përgjigja do të ishte: "Po, ju duhet të takoheni me mikun tuaj".
Hapi i gjashtë: Kuptimi i zgjeruar dhe më i detajuar i përgjigjes.
Nëse dëshironi të keni përgjigje me kuptim më të zgjeruar (në detaje), atëherë shikoni shabllonin e përgjithësuar të tabelës së kuptimeve. Aty do të keni shpjegimin plotësues, që ndërlidhet me pyetjen tuaj. Nëse ajo nuk është konkrete me pyetjen e bërë, atëherë, atë afërsisht pajtojeni me logjikën e prezantuar në tabelë.

TABELA E KUPTIMEVE TË ZGJERUARA

1. Fillimi i mbarë;
2. T'i sjellë së bashku të kundërtat;
3. Të vazhdojë edhe ca me peshimin e gjërave;
4. Të ketë kujdes në veprimet ditore;
5. Paraprakisht përgatituni mirë;
6. Nga e mira do të bëhet diçka edhe më e mirë;
7. Fat përmes çlirimit (përfitimit në kohë);
8. Tendencë për përmbyllje të plotë;
9. Çojeni punën deri në fund;

Nëse mbeteni ende tek shembulli ynë, si më sipër, dhe manipulojmë me shumë e përfituar 8, pëgjigja e zgjeruar e Orakullit do të ishte: "Do të keni sukses që në atë takim t'i përmbyllni në tërësi qëllimet tuaja!"
Po ta kishim fituar një numër tek, p.sh. nr. 7, përgjigja do të ishte: "Jo - mos u takoni me mikun tuaj". Po ashtu, nëse e kombinojmë edhe nga tabela me kuptimet e zgjeruara "Fati përmes çlirimit", atëherë kjo formulë e Orakullit do të kishte këtë kuptim. "Do të ishte më mirë, nëse para se të takoheshit, respektivisht para marrëveshjes për takim, të ketë një farë zbrazëtirë kohore".

                                    P S I K O L O G J I A

- Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë.Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit.Sjellja përgjithsisht përkufizohet si diqka që ju beni,veqenarisht nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve.Psikologët theksojnë studimin e sjelljes sepse ajo mund të vezhgohet dhe të regjistrohet.Shumë sjellje si psh:të ngrënit,të biseduarit,të shkruarit,të vrapuarit ose të përleshurit janë lehtësisht të vëzhgueshme.Kognicioni përfishin proceset mendore si psh:të menduarit,të ëndërruarit,kujtesën ose zgjidhjen e problemeve.Pra psikologjia është një disiplinë magjepëse që prek cdo aspkt të jetës sonë.
Qëllimet e psikologjisë?
-Synimi final i psikologëve është të kuptojnë sjelljen dhe të ndihmojnë njerëzit.Psikologjia synon te kuptojë sjelljen përmes plotësimit të katër qëllimeve bazë:të përshkrimit,parashikimit,kontrollit dhe shpjegimit të sjelljes.Psh: një aktivitet social familjar është të ngrënit darkë bashkë me familjen.Ky ritual i zakonshëm ngre shumë pyetje me interes për psikologun psh:Ç'farë i motivon njerzëzit për të ngrënë?,njeriu ha më shpejt kur është duke ngrënë me të tjerët apo kur ha vetëm? Si ti inkuadrojnë prindërit fëmijët që të hanë në mënyrën e duhur? A do të jenë më të sjellshëm njerëzit nëse do të kenë më tepër kohë për të ngrënë?


PSIKOANALIZA
-Një mjek i ri austriak i quajtur Sigmund Freud filloi të përdorte hipnozën si një metodë për trajtuar njerëzit me probleme emocinale.Freud zbuloi se njerëzit e hipnotizuar ishin të aftë të kujtonin ndjenjat e fshehta për njerëzit e tjerë,veqenarisht ndjenjat seksuale dhe të armiqësisë ndaj prindërve të tyre.Kjo e qoi atë në formulimin e teorisë së tij psikoanalitike,e cila përqendrohet në motivacionin e pavetëdijshëm që shprehet shpesh në ëndërra ose në ato situata kur njeriu aksidentalisht thotë diqka që s'do ta thotë.


Sistemi Nervor Qëndror
-Përfytyroni se jeni në klasë duke u përpjekur të perqëndroni vëmendjen në një diskutim.Ju kujtoni se sa e këndëshme ishte të shkoje dikund tjetër.Papritur kur dëgjoni emrin tuaj të përmendet në klasë,ju e largoni menjëherë vëmendjen prej këtij kujtimi! Sistemi ynë nervor është i ndarë në dy pjesë: sistemin nervor periferik,i cili i merr mesazhet nga organet e shqisave dhe i përcjell ato te muskujt dhe gjëndrat,si dhe sistemin nervor qëndëror,i cili interpreton dhe ruan mesazhet që vijn prej organeve dhe shqisave,vendos se cfar sjelljesh të frenojë dhe dërgon mesazhet e duhura për të reaguar te muskujt dhe gjëndrat.Ju jeni në gjendje të rrini ulur në klasë në sajë të asaj pjese të trurit të quajtur truri i vogel.Ju kujtoni një ndodhi të këndëshme nga e kaluara sepse ai kujtim është ruajtur në korteksin cerebral të trurit tuaj.Ju jeni në gjendje të mendoni për ndodhit e së ardhme po në sajë te korteksit.Ju jeni në gjendje të kuptoni atë që shkruan diku,sepse lobi oksipital (prapa koke) i trurit tuaj analizon informacionin pamor.Ju mund ti kërkonit dikujt që të shoqërohej me ju në sajë të një pjese të trurit tuaj të quajtur hipotalamus,i cili kontrollon motivacionin.....

Trashigimia dhe gjenetika e sjelljes
-Trashigimia është kapaciteti natyror i individëve për të zhvilluar karakteristikat e paraardhësve të tyre.Studimi i trashigimisë quhet gjenetikë.
Gjeni është njësia bazë e trashigimisë.Genet janë të vendosura gjatë kromosomeve,të cilat janë trupa të hollë që ndodhen në bërthamën e qelizës.Qelizat njerëzore kanë 46 kromosome,22 cifte autosomesh dhe një cift te kromosomeve te seksit.Numri i plotë i geneve të një individi quhet genotip.Ai bashkëvepron me mjedisin për të formuar fenotipin,karakteristikat e vëzhgueshme të një individi.
-Gjenetika e sjelljes studion se si trashigimia ndikon mbi sjelljen në mënyrë indirekte,përmes reaksioneve biokimike që shpien në funksionimin e muskujve,gjëndrave endokrine,nervave dhe organeve të shqisave.Sjellja është rezulltat i bashkëveprimit të trashigimisë dhe mjedisit.


ZHVILLIMI
-Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike,kognitive,sociale dhe të personalitetit të një individi që ndoshin gjatë kohës.Zhvillimi fizik përfshin ndryshimet në tiparet trupore dhe proceset fiziologjike.Zhvillimi social dhe i personalitetit përfshin ndryshimet që ndodhin tek personaliteti,funksionimi social dhe emocionet.
-Foshnjëria përfshin 2 vitet e para te jetës.Shqisat e fëmijeve janë shumë të zhvilluara.Brenda pak ditësh,pas lindjes fëmija dëgjon normalisht.Foshnjat mund të dallojnë shije dhe aroma të ndryshme.
-Temperamentet,ose mënyrat e reagimit ndaj mjedisit për rreth mund të fillojnë të shfaqen në ditët e para të jetës dhe ndikojnë në sjelljen e mëvonshme.Diferencat e roleve gjinore (të qenurit mashkull dhe femër) shfaqen gjithashtu herët në jetë.Identiteti gjinor zhvillohet nën ndikimin e eksperiencave të hershme me prindët.Zakonishtë ne moshën 18 muaj,foshnja ndeshet me kërkesat sociale që bëhen nga njerëzit e tjerë.
-Fëmijeria është periudha që përfshin moshën mes 2 dhe 11 vjeq.Rreth moshës 4 vjeq femijët fillojnë të influencohen nga moshatarët e tyre,shkolla dhe mas media.Shoqëria fillon të formohet kur fëmijët janë rreth 3-4 vjeq.
-Adoleshenca është periudha e zhvillimit mes fillimit të pubertetit,rreth moshës 18 gjer 21 vjeq.Si djemtë ashtu edhe vajzat përjetojnë një rritje të vrullshme gjatë kësaj periudhe.Një synim themelor në moshën e adoleshencës është zhvillimi i identitetit personal.Prindërit dhe adoleshentët duhet të mësojnë që të përballojnë probleme që lidhen me komunikimin,autonominë dhe autoritetit.Trupi i njeriut është në kulmin e tij fizik gjatë moshës së rritur të hershme.
-Plakja fizike bëhet e dukshme gjatë moshës së rritur të mesme.Më në fund,stadi i fundit i jetës është procesi i të vdekurit.

Stadet e të qenurit prind
-Burri dhe gruaja bëhen baba dhe nënë në kohën e lindjes së fëmijës së tyre të parë.Ky është edhe fillimi i stadit të parë stadi i imazhit prindëror,gjatë të cilit babai dhe nëna formojnë imazhet për vetën e tyre si prind.Ata kanë një dëshirë që të jenë të përkryer,por shpesh përjetojnë kërkesa të forta të cilat nuk i kanë pritur.
Stadi i të ushqyerit-përfshijnë foshnjërinë dhe përcaktohet mardhëniet midis bashkëshortëve,foshnjës dhe njerëzve të tjerë.
Stadi i autoritetit-mes moshës 2 dhe 4 vjec,të rriturit ndeshen me probleme që kanë të bëjnë me eikasitetine tyre si prind.Fëmija i vogël është duke filluar të fitojë pavarësi dhe prindi duhet që të angazhohet më shumë.Shpesh lind një fëmijë i dytë dhe kjo gjë e shton stresin e familjes.
Stadi integrativ-shtrihet prej moshës parashkollore deri në moshën e mesme.Këtu fëmijët
</SCRIPT> .